Këtë fundjavë, në Lisbonë të Portugalisë, zhvilloi punimet Kongresi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës është anëtare me të drejta të plota.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se me një pjesëmarrje të madhe të partive anëtare nga e gjithë Evropa, kanë zgjedhur edhe kryetaren e re dhe gjashtë nënkryetarë të ALDES-s, për mandatin e ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë ALDE-n do ta drejtojë mikja ime, e PDK-së dhe e Kosovës, eurodeputetja gjermane, Svenja Hahn. Si rëndom, edhe ky Kongres, ishte një mundësi e mirë për të takuar liderë dhe përfaqësues të shumtë politikë nga shtete të BE-së dhe më gjerë, me të cilët diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar ai.
Krasniqi shtoi se së bashku me partitë anëtare të ALDE-s në tërë kontinentin evropian, po e përkthejnë parimin e lirisë në veprime konkrete në politikë, ekonomi dhe në të gjitha fushat, në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë./Arbresh.info/
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...