Google ADS

Kurti përmend kërkesat ndaj Serbisë në dialog, në mesin e tyre edhe dorëzimi i Radoiçiqit

14:58 | 7 Tetor 2024
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se me Serbinë e ka një marrëveshje që nuk duhet të harrohet.

Ai ka kërkuar nga Beogradi tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bernabiq nga BE-ja dhe dorëzimin e Radoiçiqit.

“Ajo çfarë duhet të bëhet është të respektohet marrëveshja, ndërsa 8 nene janë shkelur nga Serbia. Interesi i Beogradit është të dialogohet pa marrëveshje. Nuk mund ta mohoj që kemi nënshkruar marrëveshje. Kërkojmë dorëzimin e Millan Radoiçiqt dhe kriminelët e tjerë qe vranë Afrim Bunjakun”, tha Kurti në një konferencë për media./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme