Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten pensionet për 20 për qind.
Në një konferencë për media, Kurti u shpreh se situata me inflacion është zbutur dhe sipas tij, tani po notojmë në ujëra të qeta, raporton Arbresh.info.
“Gjatë dy ditëve të kaluara, patëm rastin qe në kuadër të mbledhjes së LVV të prezantojmë të arriturat dhe sfidat e qeverisë. Kemi numrin më të madh të sfidave në krahasim me të gjitha sfidat e tjera”, tha Kurti.
Ai përmendi sfidat me pandeminë, sulmin në Ukrainë, pandeminë, e rritjen e çmimeve, krizën energjetike teksa theksoi për subvencionet që dha Qeveria për qytetarët.
“Tani që situata me inflacion është zbutur, mund të themi qe po notojmë me në ujëra më të qeta. Duke filluar nga ky muaj të gjitha kategoritë e pensioneve do të risimin për 20%. Pensioni bazik i moshës, i aftësisë se kufizuar, pensioni për personat e verbër, pensioni familjar, pensioni invalidor etj”, tha Kurti.
Ndërsa nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten për 20% edhe pensionet e viktimave të luftës. /Arbresh.info/
“Mos bindja civile”, nis protesta e opozitës në Shqipëri
Qendra Kulturore në Llukar, do të përurohet nesër
Bedri Hamza mbajti punëtorinë e radhës në Ferizaj: Mora ide ...
Kurti takon Billing, flasin për terheqjen e investitorëve br...
Izraelitët bëjnë homazhe në njëvjetorin e sulmit të Hamasit
Rama: Nga sot, qendrat shëndetësore ofrojnë vaksinim falas