Davies shmang spekulimet: Jam i përqendruar në klubin me të cilin jam tani

11:33 | 7 Tetor 2024
A Z

Mbrojtësi anësor i Bayern Munchenit, Alphonso Davies, është treguar i kujdesshëm me fjalët e tij lidhur me të ardhmen që e pret.

Kontrata e kanadezit skadon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe po raportohet vazhdimisht se ai mund të transferohet te Real Madridi.

“Nuk jam i përqendruar në atë gjë për momentin”, ka thënë Davies.

“Përqendrimi im është në të qëndruarit i shëndetshëm dhe në të luajturit me klubin me të cilin jam tani”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme