Google ADS

Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, bien sirenat e alarmit në Tel Aviv

11:30 | 7 Tetor 2024
A Z

Hamasi lëshoi disa raketa drejt Izraelit në 1 vjetorin e sulmit terrorist, ku mbetën të vrarë mbi 1200 persona.

Sirenat e alarmit ranë në disa zona të Izraelit verior, përfshirë Dovev, Misgav Am dhe në Tel Aviv, njoftoi IDF.

Më herët sot, Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, tha në një postim në Telegram se kishte goditur Tel Avivin me një breshëri raketash.

Sipas mediave izraelite, Hamasi hodhi pesë raketa në Izraelin qendror nga Khan Younis në Rripin e Gazës.

Dy persona u plagosën lehtë, raportuan mediat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme