Google ADS

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar i njësitit të mbrojtës së afërt, kanosi dy zyrtarë policorë në komunikacion

10:28 | 7 Tetor 2024
L G

Hetuesin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës kanë prangosur një zyrtar të mbrojtjes së afërt në kuadër të Policisë së Kosovës.

Siç bënë të ditur IPK, arrestimi i zyrtarit të mbrojtjes së afërt është bërë, pasi i njëjti ka kanosur dy zyrtarë të tjerë policor, raporton Arbresh.info.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje”. Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në detyrë”, bënë të ditur IPK.

Sipas Inspektoratit, dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Zyrtari në fjalë është arrestuar dhe është suspenduar, ndërsa IPK në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit po vazhdojnë të hetojnë rastin.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet tutje në njoftim.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./ Arbresh.info/

Të ngjashme