Persona të panjohur hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë, vjedhin gjësende dhe pistoletë

09:18 | 7 Tetor 2024
E.H

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se persona të panjohur me përdorim të forcës dyshohet se kanë depërtuar në një banesë në Prishtinë.

Sipas policisë, dyshohet se janë vjedhur gjësende të ndryshme, një pistoletë me disa fishekë, shkruan Arbresh.info.

Njësitet relevante janë duke e hetuar rastin.

“Prishtinë / 06.10.2024 – 17:30-19:55. Është raportuar se person/a, të panjohur me përdorim force dyshohet se kishin depërtuar në një banesë nga e cila kishin vjedhur gjësende të ndryshme, një pistoletë me disa fishekë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme