Rama nënshkruan sot kontratë me 26 operator privat të transportit publik

08:24 | 7 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot pritet të nënshkruaj kontratën me 26 operatorë privatë të transportit publik.

Siç thuhet në njoftim, përmes kësaj kontrate, operatorët privatë do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.

Kjo ngjarje do të filloj nga ora 09:00 në Komunën e Prishtinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme