Google ADS

Shpërthim në një aeroport të Pakistanit, vriten dy persona

07:25 | 7 Tetor 2024
E.H

Dy shtetas kinezë janë vrarë dhe të paktën dhjetë persona janë plagosur pas një shpërthimi pranë aeroportit ndërkombëtar Jinnah në Karaçi, Pakistan.

Ambasada kineze në Pakistan e cilësoi sulmin si terrorist dhe se kishte në shënjestër një kolonë inxhinierësh kinezë që punonin në një projekt energjie në provincën Sindh të vendit.

Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA), e cila vitet e fundit ka kryer sulme ndaj shtetasve kinezë të përfshirë në projekte, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në një deklaratë, grupi militant tha se kishte “vënë në shënjestër një kolonë të nivelit të lartë të inxhinierëve dhe investitorëve kinezë” që mbërrinte nga aeroporti i Karaçit.

Grupi tha se ishte një sulm vetëvrasës me autor Shah Fahad, pjesë e një skuadre vetëvrasëse të BLA të quajtur Brigada Majeed. Sulmi u krye duke përdorur një “pajisje shpërthyese të improvizuar”, citoi Reuters të thoshte BLA./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme