Ngjarja tragjike në Badoc, Tahiri :Në këto momente të rënda zemrat tona janë me familjet e tyre

17:16 | 6 Tetor 2024
Q L

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pas aksidentit tragjik në Liqenin e Badocit nga i cili mbetën të vdekur tre persona.

Me anë të një postimi në Facebook, ai u shprehu ngushëllime familjarëve, shkruan Arbresh.info.

”Lajmi tronditës na goditi sot me mëngjes për aksidentin tragjik që mori jetët e tre bashkëqytetarëve tanë, vëllezërve tanë të dashur!”, ka shkruar ai.

“Në këto momente të rënda zemrat tona janë me familjet e tyre, Ngushëllimet më të thella për familjet për humbjen e tyre”, tha tutje Tahiri/Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona

Të ngjashme