Kryeministri i vendit, Albin Kurti duke komentuar zhvillimet e fundit në veri, ka thënë se ia vlenë të rrezikohet partneriteti me ndërkombëtarët në këmbim të ‘shërbimit të interesit të popullit’
Ai shtoi se se është kundër veprimeve strategjike pa kurrfarë parimësie vlerore ndërsa theksoi se me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n ndanë të në mënyrë të plotë interesat dhe qëllimet e njëjta.
“Parimësia në politik sidomos kur përfaqëson nivelet e larta të saj në shërbim të interesit të popullit, të drejtave dhe nevoja të tij, në kohëra të ndryshme mund të paraqes rrezik të ndryshëm, mirëpo unë besoj që është një rrezik që gjithmonë ja vlen, meqenëse parimësia është e drejtë. Kjo nuk do të thotë që s’kemi strategji, mirëpo s’jemi dakord me veprime strategjike pa kurrfarë parimësie vlerore. Me ShBA-në, me BE-në, me NATO-n ne ndajmë në mënyrë të plotë vlerat e përbashkët, por edhe interesa e qëllime të njëjta. Në Republikën e Kosovës jemi Qeveri demokratike dhe duhet të marrim vet vendime për veten tonë, me ç ‘rast konsultohemi edhe me aleatët, por barrën e përgjegjësisë duhet ta marrim vetë. Kjo mund të duket e çuditshme te disa njerëz që na krahasojnë me qeveritë e kaluara, por kjo është gjëja më normale për një Republikë demokratike e të pavarur si puna e Kosovës”, tha Kurti në një intervistë për Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA.
Mes tjerash, kryeministri po ashtu ka komentuar edhe akuzat e opozitës për anti-amerikan duke thënë se këto deklarata vijnë nga dëshpërimi opozitar i tyre.
“ShBA-ja janë partneri, miku dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm. Kundërshtarët e VV-së dhe Qeverisë së Kosovës, duke mos arritur të gjejnë argumente racionale bëjnë konstatime të tilla irracionalë. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë anti-amerikanizmi tek kushdo nga kabineti ynë qeveritar, apo lëvizja ynë politike, përkundrazi, por ata që bëjnë akuza të tilla mbase më shumë shprehën në këtë mënyrë dëshpërimin opozitar, sesa ndonjë kritikë të vlefshme”, tha Kurti.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...