Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona

10:33 | 6 Tetor 2024
E.H

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Si pasoj e aksidentit, tre persona kanë humbur jetën.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç theksoi Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje ndërsa vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme