Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Bube të Zubin Potokut, pasi që dyshohet se me kamionetë me targa vendore kanë hyrë ilegalisht në territorin e RKS-së.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.
“Bube, Zubin Potok / 05.10.2024 – 12:05. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar kosovar nën dyshimin se me kamionetën e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e RKS-së. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vdes foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin hetim...
10 ditë pas uraganit Helene, Florida përgatitet për një tjet...
Chelsea dhe Liverpool në garë të ngushtë për transferimin e ...
Protesta e opozitës, policia bllokon disa rrugë në Tiranë
Kurti priti në takim ish-presidentin e Kosovës dhe Shqipëris...
Në Jabllanicë të Bosnjës shpallen tre ditë zie për viktimat ...