Google ADS

Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri

08:03 | 6 Tetor 2024
E.H

Në territorin e Shqipërisë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat lindore.

Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor; duke përmriësuar ndjeshëm kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme