Real Madrid është rikthyer tek fitorja duke mposhtur Villarealin, me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.
Madrilenët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gol vetëm pas 14 minutave, shkruan Arbresh.info.
Valverde realizoi një supergol për t’i dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Kurse 45 minutëshi i dytë ishte i balancuar, por që Real Madridi gjeti sërish golin, kësaj radhe shënoi braziliani, Vinicius Junio, pas asistimit të Fede Valverdes.
Deri në fund gola nuk pati, por në fundin e ndeshjes Reali mori një lajm të keq pasi Dani Carvajal u lëndua.
Futbollisti spanjoll doli nga ndeshje me lot në sy dhe për fillim gjendja e tij dukej jo e mirë.
Me këtë fitore madrilenët kanë 21 pikë dhe barazojnë Barcelonën të cilët e kryesojnë La Ligan./Arbresh.info
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...