Inter ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-2 në kaudër të xhiros së shtatë në Serie A, ndaj Torinos.
Ndeshja nisi mirë për zikaltrit pasi vetëm pas 20 minutash lojë, Torino mbeti me 10 lojtarë në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit Maripan, shkruan Arbresh.info.
Pas pesë minutash, skuadra e drejtuar nga Inzaghi krijoi epërsinë falë golit të Thuram.
Po i njëjti lojtari dhjetë minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë personal dhe ekipor.
Kurse, Torino reagoi shpejtë dhe një minutë më vonë ngushtoi epërsinë me golin e Duvan Zapatas.
Futbollisti francez, Marcus Thuram tregoi se është në formë sonte dhe pas një ore lojë kompletoi hattrickun dhe riktheu epërsinë prej dy golave të Interit.
Torino shënoi edhe një gol me anë të Vlasicit nga penalltia, për rezultatin 3-2.
Deri në fund gola të tjera nuk pati dhe me këtë rezultat përfundoi takimi, me Interin që arkëtoi tre pikët e radhës.
Zikaltrit tani ndodhen në vendin e dytë me 14 pikë kurse Torino është e gjashta me 11 sosh./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...