Mirlind Daku ka realizuar gol në fitoren e Rubin Kazan në ndeshje ndaj Akhmat Gronzy.
Skuadra e tij fitoi me rezultat 2-0, teksa sulmuesi shqiptar realizoi golin e dytë në ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, Daku reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku e cilësoi këtë ndeshje si fitore të madhe dhe foli për ndeshjet e ardhshme me kombëtaren.
“Gol dhe fitore e madhe. Faleminderit shumë. Tani koha për dashurinë Kuq e Zi”, ka shkruar Daku në Facebook.
Kujtojmë se sulmuesi nga Gjilani është ftuar nga kombëtarja kuqezi për ndeshjet e tetorit në Nations League.
Ish-futbollisti i Ballkanit është në formë të jashtëzakonshme ku në 11 ndeshjet e para ka realizuar gjashtë gola dhe dhuruar dy asistime./Arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...