Komuna e Malishevës bëhet me 5 mjete për pastrimin e rrugëve

20:28 | 5 Tetor 2024
R J

Komuna e Malishevës është bërë me pesë mjete për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, si pasojë e një donacioni zviceran.

“Qytetarë të dashur, po ndaj me ju një lajm të mirë, që gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, Komuna e Meyrinit tashmë ka shprehur vullnetin për t’i dhënë Komunës sonë, 5 mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nëpër qytet, duke përfshirë këtu edhe 2 automjete për fshirje të rrugëve”, ka njoftuar kryetari Ekrem Kastrati.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj komunës së Meyrinit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme