Shqipëria me ambasadë në Ukrainë, Ernal Filo ambasadori i parë

19:42 | 5 Tetor 2024
R J

Shqipëria është bërë me ambasadë në Ukrainë, teksa zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebijnis, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i parë, Ernal Filo.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, teksa zëvendësministri e ka vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare për hapjen e një ambasade në Kiev.

“Ky është një hap historik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ukrainas-shqiptare,” vuri në dukje Yevhen Perebiynis.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në luftën kundër agresionit rus, duke përfshirë edhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ata diskutuan për pjesëmarrjen e Shqipërisë në zbatimin e Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, mbështetjen e vendit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, si dhe ndërveprimin e dy shteteve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme