Vëllaznimi ka arritur të shënoj fitore me rezultat 73-59 në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Proton Cable Prizrenit.
Ndeshja nisi shumë mirë për gjakovarët të cilën e fituan çerekun e parë me rezultat 26-16, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë periudha e dytë i takoi prizrenasve me dy pikë epërsi, 17-19.
Dy skuadrat bënë një lojë të dobët në çerekun e tretë duke realizuar vetëm 16 pikë së bashku, kurse rezultati pas 10 minutëshit të tretë ishte 8-8.
Prizreni e nisi furishëm periudhën e fundit, mirëpo Vëllaznimi fal gjuajtjeve për tre pikë në fund të ndeshjes arriti të shënoj këtë fitore.
Më efikasi tek Vëllaznimi ishte Shizz Alston me 23 pikë kurse lojë të mirë bëri edhe Ëalker që shtoi 13 sosh..
Kurse për prizrenasit ishin të pamjaftueshme 19 pikë e Jordan Johnson për të shmangur humbjen.
Pas katër ndeshjve Vëllaznimi ka dy fitore e dy humbje.
Ndërsa Proton Cable Prizreni ka një ndeshje më pak të luajtur dhe ka triumfuar vetëm një ndeshje krahas dy humbje.
Sfidat e mbetur nga xhiro e dytë mes Prizrenit e Pejës do të luhet këtë mesjavë./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...