Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kur ishte ftuar për intervistimnë Prokurori ka përmendur emra prokurorësh si pjesë të grupeve të interesit.
Ajo ka thënë se për dy ditë ‘ishte mbajtur në prokurori” vetëm pse kishte deklaruar se prokurorë e gjyqtarë kanë tentuar të funksionojnë sikurse me qeveritë e kaluara duke i krijuar favore njëri-tjetrit.
“Unë ju kam thënë jo. Unë kam përmendur emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në fakt të prokurorëve, por duket se tani nuk i kanë ftuar në intervistë prokurorët. Më kanë ftuar veç mua. Sepse emrat e prokurorëve që kam përmend janë pjesë e grupeve të interesit aty”, ka thënë ministrja e Drejtësisë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Haxhiu ka thënë se mund të ftohet sërish për këtë deklaratë.
“Por, s’ka lidhje, le të më ftojnë edhe pas këtij takimi…”, ka thënë ai.
Më 22 korrik, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar është intervistuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për t’i sqaruar deklaratat në një emision televiziv dhe postimin në Facebook rreth arratisjeve nga burgjet e Kosovës. Një ditë më vonë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas intervistimit nga Prokuroria, kishte thënë se dikujt po i pengon puna e Qeverisë për reformën në drejtësi./Betimi për Drejtësi
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...