Abdixhiku i vendosur të krijojë paga dinjitoze, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor

16:32 | 5 Tetor 2024
E.K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur angazhimin e tij për të siguruar punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor për qytetarët.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në fshatin Ngucat, ku takoi banorët e këtij fshati.

“Mbrëmë isha në fshatin Ngucat dhe takova njerëz të mrekullueshëm e me zemër të madhe. Përballjet e tyre të përditshme duhet të jenë brengat tona! Jam i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor. Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë”, shkroi ai./Arbresh.info

Të ngjashme