Google ADS

Marash Kumbulla shënoi gol në fitoren e Espanyolit

16:24 | 5 Tetor 2024
D.H

Espanyol ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Mallorcas në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

Protagonist në këtë fitore të vendasve ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, shkruan Arbresh.info.

Mborjtësi i kombëtares realizoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 18-të.

Golin tjetër për Espanyolin e shënoi Jofre, kurse për Mallorcan realizoi Raillo.

Kujtojmë se pjesë e Mallorcas është edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi i cili nuk ka luajtur këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar.

Pas kësaj fitore Espanyoli ngritët në pozitën e 12-të me 10 pikë, kurse Mallorca është e shtata me 14 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme