Liverpooli ka arritur të shënoj fitore të madhë në udhëtim ndaj Crystal Palace me rezultat minimal 0-1 në kuadër të xhiros së shtatë në Premier League.
Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua nga Diogo Jota në minutën e nëntë, shkruan Arbresh.info.
Jota pati një mudësi tjetër të mirë në pjesën e parë për të realizuar por nuk ia arriti dot.
Pjesa e dytë ishte më e balancuar me dy skuadrat që patën mundësitë e tyre të shënimit por finalizimi nuk ishte në nivel.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka marr një lajm të keq pasi në minutën e 79-të, pasi portieri Alisson Becker u lëndua dhe u detyrua të largohet nga loja.
Fal kësaj fitore Liverpooli vazhdon të mbetet lider i tabelës me 18 pikë katër më shumë se Manchester City dhe Arsenali që kanë nga një ndeshje më pak./Arbresh.info
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...