Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile, për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar në Vlorë si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike që preken zonën gjatë ditës së kaluar.
Ai ka thënë se 250 forca ushtarake janë në terren në të gjitha zonat e prekura.
Sipas ministrit, bypass është i hapur prej një ore.
“Sapo kemi realizuar një mbledhje të dytë të Komitetit të Emergjencave Civile Vlorë me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë, edhe të gjithë strukturat që janë angazhuar në terren. Kemi 250 forca ushtarake në terren në të gjitha zonat e prekura. Sigurisht është ai trekëndëshi i rrugës, si ajo e “Albano dhe Romina”, Kishës Historike dhe Lagjes Historike, edhe mbeten një pjesë e pallateve dhe garazheve nën ujë, 16 janë evidentuar si të tilla. Forcat janë të angazhuara në mënyrë që të çlirohen ujërat dhe hidrovori të vijojë punën.
Jemi në një situatë që po bëjmë të mundur evidentimin e dëmeve në mënyrë që t’i qendrojmë pranë bizneseve dhe qytetarëve.
E para, ka shkaqe objektive. Kemi një situatë që në shumë pak kohë, kanë vërshuar 20 cm ujë në një zonë të dedikuar.
Ndërhyrja ka qene e shpej dhe e duhur, ekipet kane qenë në terren menjëherë. Ka qene tre orë shumë të vështira, pasi dhe terreni ka qene i vështirë. Një lajm I mirë është që bypass ka vijueshmëri në punë që prej një ore tashmë”, tha ndër të tjera ministri./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...