Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Gleison Bremer e mbylli sezonin për shkak të këputjes së ligamenteve të kryqëzuara.
Ky është një problem i madh për klubin torinez dhe zgjidhja për të mund të gjendet në transferimin e Sergio Ramos, sipas mediumit Tuttosport.
Bremer u lëndua në minutën e gjashtë të fitores së Juventusit ndaj RB Leipzig (3-2) në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Pas një dueli, ai ra në tokë në pozicion të keq dhe u kuptua menjëherë se bëhej fjalë për një lëndim të rëndë.
Ai është larguar nga fusha me ndihmën e një fizioterapeuti dhe pas një ekzaminimi është konstatuar se i është lënduar edhe menisku. Bremer mbërriti te Juventusi në verën e vitit 2022 nga Torino për 46.9 milionë euro dhe u vendos menjëherë si një nga lojtarët më të mirë të Zonjës së Vjetër , si dhe mbrojtësit më të mirë në Serie A.
Në përpjekje për të zbutur goditjen, Juventus filloi të mendojë për lojtarët që mund të zëvendësonin brazilianin. Mes kandidatëve, shkruan Tuttosport, është edhe 38-vjeçari Sergio Ramos, legjendë e kombëtares spanjolle dhe Real Madridit, aktualisht pa klub.
Deri më tani, Ramos ka refuzuar ofertat nga klubet e MLS, Arabia Saudite, si dhe një lëvizje në Brazil. /Telegrafi/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut