Polici plagos me armë aksidentalisht nënën në Prishtinë

08:26 | 5 Tetor 2024
K.B

Një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri dje në Prishtinë, më saktë në rrugën “Mukadeze Lika”.

Siç njofton policia përmes raportit, djali i saj, zyrtari policor nga pakujdesia e ka plagosur atë.

“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raport./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Plagoset me armë zjarri një grua në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme