Google ADS

FIFA kërkon që dy sporte të reja të përfshihen në Lojërat Olimpike të 2028-ës

23:49 | 4 Tetor 2024
R J

FIFA thuhet se ka kërkuar përfshirjen e dy sporteve të reja në Lojërat Olimpike 2028 në Los Anxhelos.

Organi drejtues botëror i futbollit po lobon që futbolli në rërë dhe futsali, dy variacione të futbollit, të shtohen në programin Olimpik.

Kjo pason mbledhjen e fundit të bordit në Cyrih, ku FIFA paraqiti propozimin e saj zyrtar për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Ndërsa kriket, bejsbolli, softbolli, lakrosi, futbolli me flamur, janë tashmë të vendosura për t’u organizuar.

FIFA shpreson të zgjerojë praninë e futbollit në Lojërat Olimpike, ku turnetë e futbollit për meshkuj dhe për femra kanë qenë tashmë një sukses. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme