Pothuajse 24 orë pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Porto, Bruno Fernandes hyri në Instagram për t’u dërguar një mesazh tifozëve të Manchester United.
Ai ka shkruar: “Moment i vështirë si ekip dhe personalisht për mua, një nga më të vështirat. Gati 5 vite në klub me ulje-ngritje, momente të mira dhe të këqija”.
“Personalisht, kam pasur gjithmonë sfida dhe vështirësi gjatë karrierës sime dhe diçka që nuk ka ndodhur kurrë ishte që të hesht apo të fshihem nga përgjegjësitë në momente të vështira”.
“E di që tingëllon klishe dhe shumica prej jush tifozëve të United do të jenë të lodhur nga kjo, por askush nuk është më i zhgënjyer se unë me momentin tim”.
“Edhe gjatë këtij momenti, unë vlerësoj të gjithë ju që kishit mesazhe pozitive besimi tek unë dhe ekipi”, përfundoi reagimi i tij.
Kapiteni i Man United u përjashtua në mënyrë të diskutueshme në dy ndeshje radhazi. Kartoni kuq i tij në Ligën Premier tashmë është shfuqizuar, por e njëjta gjë nuk ka gjasa të ndodhë në Ligën e Evropës pasi nuk ishte një karton i kuq direkt. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...