Google ADS

Gjenerallejtënant Jashari priti komandantin e kontingjentit turk në Kosovë, kolonel Zafer Saglam

12:51 | 4 Tetor 2024
K.B

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam.

FSK njofton se fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi Kolonel SAGLAM për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“KOMFSK foli për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh. Në takim gjithashtu u fol mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët”, njofton FSK-ja./Arbresh.info/

Të ngjashme