Sylvinho flet për organizimin e Evropianit për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë

12:24 | 4 Tetor 2024
D.H

Shqipëria dhe Serbia është konfirmuar se do të organizojnë tani Evropianin për grupmoshat U21 së bashku.

Kjo temë sot ka ngjallur reagime edhe në konferencën e Sylvinhos pas publikimit të listës për dy ndeshjet e tetorit për Ligën e Kombeve, shkruan Arbresh.info.

Trajneri brazilian i kombëtares A, tha se atij i interesojnë vetëm lojtarët e kombëtares U21 dhe jo organizime e gjërat e tjera.

“Është  e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”, deklaroi Sylvinho.

Kujtojmë se zyrtarizimi për organizimin e këtij evneti në Shqipëri dhe Serbi do të bëhet në muajin dhjetor.

Ndërsa Shqipëria automatikisht do të jetë pjesë e Euro 2027 si vend organizues apo mikpritës./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e tetorit/ Kthehet Daku, risia është Adrion Pajaziti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme