Google ADS

Hetemi kërkon dokumentim të saktë të krimeve të luftës

10:15 | 4 Tetor 2024
L G

Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka thënë se është me rëndësi dokumentimi i saktë dhe gjithëpërfshirës i krimeve të luftës.

I pari i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili po merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare ’35 Vjet pas Rënies së Regjimeve Komuniste në Evropë’ të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve evropiane për të hulumtuar ngjarjet historike që shpien deri te lufta në Kosovë.

“Pjesëmarrësit gjithashtu u ftuan që të angazhohen në projekte të përbashkëta kërkimore dhe të shfrytëzojnë arkivat e IKKL-së për hulumtimin e të së kaluarës së Kosovës dhe nxitjen e paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, njofton Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kjo konferencë me rëndësi mblodhi hulumtues të krimeve të komunizmit nga Institute prej vendeve të ndryshme si Shqipëria, Gjermania, Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, etj./rtk

 

Të ngjashme