Osmani takohet me mërgatën në Francë, shpreh mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Kosovës

09:58 | 4 Tetor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Francë është takuar me mërgatën tonë.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë.

“Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, njofton Presidenca e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme