Google ADS

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit

09:17 | 4 Tetor 2024
E.K

Seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit është shtyrë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Jo, nuk mbahet sot; është shtyrë për datën 22 tetor 2024 në ora 9:00,” tha ajo.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme