Besiktasi mbrëmë u mposht me rezultat 1-3 në shtëpi nga Eintracht Frankfurt në kuadër të xhiros së dytë në Europa League.
Dy futbollistët shqiptar, Ernest Muçi dhe Milot Rashica kanë luajtur nga minuta e parë në këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Rashica u zëvendësua në minutën e 63-të, teksa Muçi luajti tërë ndeshjen.
Mirëpo ky i fundit u vërshëllye në disa momente nga tifozët vendas për paraqitjen e tij të dobët.
Pas ndeshjes trajneri i Besiktasit, Van Bronckhorst, i doli në mbështetje lojtarit kuqezi.
“Kush vërshëlleu lojtarët tanë edhe në një ndeshje si kjo sot, kush mendon se sot lojtarët tanë nuk luajnë mirë, të mos vijnë më në stadium”, tha trajneri holandez pas ndeshjes.
Ndeshjen e radhës në Europa League, Besiktasi e luan ndaj Lyonit./Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...