Dhjetëra tigra ngordhin në Vietanim, shkak gripi i shpendëve

22:14 | 3 Tetor 2024
E.H

Dhjetëra tigra kanë ngordhur në kopshtet zoologjike në Vietnamin jugor pas një shpërthimi të gripit të shpendëve, sipas mediave shtetërore.

Tre luanë dhe një panterë u raportuan gjithashtu se kishin ngordhur nga virusi së bashku me 47 tigra që nga gushti, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Përhapja e H5N1 goditi kopshtin zoologjik Vuon Xoai pranë qytetit Ho Chi Minh dhe parkun safari My Quynh në provincën fqinje Long An.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kafshët me gjasë ishin sëmurë pasi ishin ushqyer me mish nga pulat që ishin infektuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme