Nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, Balluku jep detajet

21:57 | 3 Tetor 2024
K.B

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka njoftuar se sonte ( e enjte) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, për shkak të motit të keq.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Balluku me anë të një postimi në Facebook, ku ka thënë se tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024), shkruan Arbresh.info

Njoftimi i saj:

Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit.

Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).

Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë̈ agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare ëëë.durresport.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme