Hoxha pret në takim lamtumirës këshilltarin e lartë të policisë në veri, e falënderon për bashkëpunimin

21:41 | 3 Tetor 2024
K.B

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim lamtumirës, këshilltarin e Lartë i Policisë në veri, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Peter Neunteufl

Gjatë takimit Hoxha ka shprehur mirënjohjen e tij për Neunteufl për mbështetjen e dhënë për Policinë e Kosovës.

“Edhe z. NEUNTEUFL falënderoi drejtorin Hoxha dhe njëherit tha se, i rikujtoj të gjitha ato situata që ka kaluar së bashku, të gjitha përpjekjet dhe sfidat, por edhe të gjitha momentet e bukura e të këndshme, më duhet t’ju them se jam pak i pikëlluar që largohem nga misioni”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme