Gërvalla në Konferencën e 45-të të Frankofonisë, viziton fshatin ku po promovohen kultura dhe ekonomia e Kosovës

18:05 | 3 Tetor 2024
E.H

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mori pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur në Paris.

MPJD me anë të një komunikate për media bënë të ditur se Gërvalla ka shprehur përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta si demokracia dhe të drejtat e njeriut, multikulturalizmit dhe respektimit të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme.

“Ministrja Gërvalla në kuadër të Konferencës Ministrore, vizitoi sot edhe Fshatin e Frankofonisë ku ishte ekspozuar Pavioni i Kosovës në mesin e këndeve të shumë shteteve të tjera pjesëmarrëse. Pjesëmarrja e Kosovës në ekspozitën e Fshatit të Frankofonisë është një mundësi unike për të prezantuar kulturën, gjuhën dhe potencialin ekonomik të vendit tonë përballë vendeve frankofone”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme