U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti në takim pune Inspektorët nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, inspektorët komunal dhe përfaqësues nga policia për Rajonin e Prizrenit, lidhur me trajtimin e veprave penale kundër mjedisit.
Në njoftim thuhet se në këtë takim morën pjesë edhe prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, duke përfshirë koordinatorin për trajtimin e veprave penale kundër mjedisit, transmeton Arbresh.info.
Temë kryesore e këtij takimi ishte ndotja dhe degradimi i mjedisit në regjionin e Prizrenit.
“U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, theksoi se shqetësuese janë rastet e shumta të nxjerrjes ilegale të zhavorrit dhe rërës përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë, si dhe operimi ilegal i separacioneve. Nga të pranishmit, u kërkua bashkëpunim dhe koordinim sa i përket trajtimit të këtyre rasteve, për të ndërmarrë veprime aktive në drejtim të zbulimit dhe kapjes së kryesve të veprave penale që lidhen me degradim të mjedisit, po ashtu u kërkua ndërmarrja e veprimeve aktive në drejtim të sekuestrimit të mjeteve të kryerjes së veprave penale dhe dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.
Të gjithë të pranishmit, u pajtuan që në të ardhmen të kenë takime të ngjashme, me qëllim ngitjen e bashkëpunimit ndër institucional dhe luftimin e kësaj dukurie.
“Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bënë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie degraduese”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...