Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas deklaratës për rrugën Deçan – Plavë.
Sipas deputetes Kadrijaj, Ministri Aliu nuk ka qenë ndonjëherë në atë vend për t’i parë punimet.
“Ministër Liburn, nuk më besohet që ti mendon se rruga Deçan-Plavë, është [përfunduar. A ke qenë ndonjëherë në atë vend, Ministër? Lëre që nuk është përfunduar rruga, por edhe ato punime që janë kryer në qeverinë Haradinaj, sot janë duke dëmtuar dhe kthyer në pikën zero, e kjo do të thotë kosto shtesë për buxhetin e që kap shifra milionshe. Kthjellu Ministër se nuk mbulohet dielli me shoshë”, është shprehur Kadrijaj./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit