Google ADS

Zhegrova: Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën

10:40 | 3 Tetor 2024
D.H

Edon Zhegrova ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren e Lille ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0.

Futbollisti përvec perfomrnacës spektakolare ishte edhe protagonist në golin që i dha fitoren skuadrës franceze, shkruan Arbresh.info.

Ai ka fituar penalltinë të cilën në gol e konkretizoi Jonathan David.

Në fund, Zhegrova u shpall njeriu i ndeshjes.

Pas ndeshjes ylli dardan, tregoi se cili ishte çelësi i fitores ndaj 15-herë kampionit të Evropës.

“Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën. Secili dha gjithçka nga vetja, në secilën pozitë.”

“Kjo ishte ajo që e kërkoi trajneri sepse e dimë që Real Madridi ka kualitet të madh. Por, mendoj se ishte shpirti i ekipit dhe të gjithë së bashku, që e bëri diferencën’, tha Zhegrova.

Tutje ai tha se do të mundohen të arrijnë sa ma lartë në Champions League.

“Besoj se, nëse vazhdojmë kështu, me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin shpirt, shpresoj se mund të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. Por, ne e dimë se Liga e Kampionëve është një garë e madhe me ekipe të mëdha, por duhet të mundohemi ta fitojmë çdo lojë”, deklaroi Zhegrova.

Lille ndeshjen e radhës në Champions League e luan ndaj Ateltico Madridit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme