Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Gjermania ka qenë një nga aleatët më të ngushtë dhe të palëkundur të Republikës së Kosovës, duke ofruar gjithmonë mbështetje të sinqertë dhe të vazhdueshme për zhvillimin tonë demokratik, ekonomik dhe social, shkruan Arbresh.info.
“Populli dhe qeveria gjermane kanë qëndruar pranë nesh në momentet më të vështira, duke na ndihmuar për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë.”, ka shkruar Haradinaj.
“Jemi përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje të paçmuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të qëndrueshëm në vitet që vijnë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Ndryshe, Gjermania sot shënon 34 vjetorin e bashkimit.
Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...