Google ADS

Ndërtesa e sulmuar në Zubin Potok, pronë e ish-kryetarit të komunës

09:48 | 3 Tetor 2024
E.G

Një ndërtesë e pabanuar e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviq, është bërë target i një sulmi pas mesnate.

Kështu tha kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri, i cili e dënoi shpërthimin që ndodhi pak pas mesnatës, shkruan Arbresh.info.

“Apeloj tek organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe të dalin para drejtësisë…. sulme të ngjashme të cilat po ndodhin kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Arbresh.info tha se policia doli në vendin e ngjarjes pas shpërthimit dhe pa se në një objekt banesor në ndërtim e sipër kishte shpërthyer zjarr.

Elshani theksoi se në për këtë ngjarje nuk ka të lënduar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Shpërthim në Zubin Potok, përfshihet nga zjarri një ndërtesë e pabanuar

 

Të ngjashme