Google ADS

Moti sot i vranët e me riga shiu, parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh

06:57 | 3 Tetor 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe, shkruan Arbresh.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius.

Ndërkaq do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme