Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se vizita e tij në Shqipëri do të jetë njëditore dhe më pas lideri turk do të udhëtojë drejt Serbisë.
Tutje bëhet e ditur se vizita është parashikuar të zhvillohet më datë 10 tetor, ndërsa një ditë më pas lideri turk do të ndalet në Beograd.
Për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban dhe një sulm me raketa nga Irani ndodhi mbrëmjen e djeshme, agjenda e Erdoganit mund të ketë ndryshime të minutave të fundit.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...