Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar sot në Strasburg, me konsullen e Përgjithshme të ShBA-së, Yvonne Gonzales.
Me anë të një postimi në Facebook, Gashi tha se kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë, si dhe rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Sot u takuam me Konsullen e Përgjithshme të SHBA-së në Strasburg, znj. Yvonne Gonzales, me të cilën biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Falënderuam SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, ka shkruar Gashi./Arbresh.info
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit