Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë në Prizren, Drejtorinë për Krim të Organizuar dhe Njësinë NJSO, është realizuar kontroll në tri lokacione, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar A.Th., I.Th., dhe J.Th., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i pagaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Arbresh.info.
Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar.
Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy automjete, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur.
Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia me aksion në Prizren, arreston tre persona për fajde dhe detyrim
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...