Në ditën e tretë të vaksinimit kundër gripit sezonal në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Gani Demolli” në Prishtinë, qytetarët kanë treguar një interes të lartë për t’u vaksinuar.
Sipas mjekut specialist Naim Sveçla, deri tani janë vaksinuar rreth 200 persona.
“Jemi në fazën e fillimit të vaksinimit me vaksinën sezonale të gripit apo të influencës. Vaksinim i ka filluar të hënën sot është dita e tretë. Kjo vaksinë është shpërndarë edhe në qendra të tjera diku në 15 qendra. Në këtë qendër janë siguruar 11 mijë vaksina dhe deri më sot janë dhënë 200 vaksina”, thotë ai.
Ai thotë se vaksina është e rekomanduar për të gjitha grupet që kanë rrezik më të madh, përfshirë ata me sëmundje kronike, fëmijët mbi 6 muaj dhe gratë shtatzëna.
“Në këtë qendër janë vaksinuara deri më tani mosha mbi 65 vjeçare të moshuarit, mirëpo kemi edhe të vaksinuara edhe persona me indikacione. Kjo vaksinë epet për të gjitha moshat që kanë rriskë më të madh të rrezikut, për ata që kanë sëmundje kronik pa marrë parasysh moshën, gjithashtu mund të ipetë edhe tek fëmijët mbi 6 muajsh dhe tek gratë shtatzënë”, pohon ai.
Gjithashtu Sveçla pohon se nuk ka lista të pritjes për ta marrë këtë vaksinë.
“Vaksina është e shpërndarë mirë nuk ka pritje proceduara është shumë e shpejtë dhe e thjeshtë. Nuk bëhen termine, lajmërohet tek motra në administratë kryhen procedurat normal me letërnjoftim mandej vjen tek mjeku konsultohet dhe merret vaksina. Ka interesim interesimi është në rritje. Vaksina janë të verifikuar nuk japin efekte negative, por mund te japin efekte lokale skuqje te dorës”, shton ai.
Hajrush Emini, një qytetar i vaksinuar në këtë qendër, thotë se është vaksinuar rregullisht dhe nuk ka pritur në rend për ta marrë vaksinën.
“Jo unë marrë vaksina rregullisht, ju besoj mjekësisë. Me këto vaksina grip nuk kam pas kurrë. Nuk më ka ra me prit dy ose tre veta më shumë nuk ka pas kurrë”,
përfundon ai.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 mijë doza të vaksinave./Arbresh.info/EdonaKrasniqi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...