Nesër do të bëhet përurimi i Klinikës së re të Ortopedisë

15:32 | 2 Tetor 2024
E.K

Nesër në ora 11:00, do të zhvillohet ceremonia e përurimit të Klinikës së re të Ortopedisë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, dhe Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi.

“Nesër, më 03 tetor 2024, në ora 11:00, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe Drejtori i ShSKUK-së, Z. Elvir Azizi, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës së re të Ortopedisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme